Skip to main content

Rrjet shoqëror që s’është për shitje.

Prurja juaj shtëpi duhet mbushur me çka ju intereson më tepër, jo ç’mendojnë korporatat se duhet të shihni. Media shoqërore rrënjësisht e ndryshme, sërish në duart e njerëzve.

Mbani kontrollin e rrjedhës tuaj kohore

E dini më mirë se kushdo se ç’doni të shihni në prurjen tuaj të kreut. Pa algoritme apo reklama që ju hanë kot kohën. Ndiqni këdo, në çfarëdo shërbyesi Mastodon, që nga një llogari e vetme dhe merrni postimet e tyre në rend kohor dhe bëjeni këndin tuaj të internetit pak më tepër afër vetes.

Krijoni me vetëbesim publikun tuaj

Mastodon-i ju sjell një mundësi unike për administrimin e publikut tuaj pa të tjerë në mes. Mastodon-i i sendërtuar në infrastrukturë tuajën ju lejon të ndiqni dhe të ndiqeni nga cilido shërbyes tjetër Mastodon në internet dhe është nën kontroll vetëm nga ju dhe askush tjetër.

Frymë krijuese e pashoqe

Mastodon-i mbulon postime audio, video dhe foto, përshkrime për persona me aftësi të kufizuara, pyetësorë, sinjalizime rreth lënde, avatarë të animuar, emoxhi vetjake, kontroll qethjeje miniaturash, etj, për t’ju ndihmuar të shpreheni në internet. Qoftë kur po botoni art tuajin, muzikë tuajën apo podkastin tuaj, Mastodon-i është gati.